Bënë 10 milionë euro nga kreditë, Prokuroria zbulon llogaritë, abuzuan me huatë e këqija
Prokuroria e Tiranës ka arritur të zbulojë 10 milionë euro në llogaritë e 3 kompanive Mikrokredit Albania, Final dhe Adca si dhe të 10 të akuzuarve për abuzim me blerjen e kredive të këqia.
Me argumentin se shumat monetare mund të transferohen ose zhduken akuza e kryeqytetit ka kërkuar sekuestrimin depozitave.
Në deklaratën për mediet shtohet se ka dyshime që shumat janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme në sekuestrimin e pasurive të qytetarëve në raport të zhdrejtë me huatë që ata kishin marrë në bankat e nivelit të dytë
Sipas dosjes hetimore rezulton që për shuma në 36 mijë lekë, ishin bllokuar në hipotekë disa pasuri që në sipërfaqe totale shkonte në mbi 1 hektarë tokë.
Ndërsa në një tjetër rast për 1 milionë lekë ishin sekuestruar sipërfaqe me shumë totale 22 hektarë që llogaritej me vlerë deri në 500 herë më e lartë se detyrimi.
Po ashtu në raste të tjera pavarësisht se banka e nivelit të dytë kishte ndërmarrë veprime duke u bllokuar llogaritë e pagave huamarëse, në momentin e shitjes së kredisë tek këto kompani detyrim është rritur sërish
Ndërkaq sipas prokurorisë një tjetër formë ka qenë edhe detyrimi për të marrë një tjetër kredi për të shlyer të parën duke sjellë kështu rritjen e mëtejshme të detyrimit dhe të interesave që do të duhej paguar
Tashmë edhe banka e Shqipërisë ka vepruar duke i hequr licensën shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Për këtë vendim thuhet se detyrimet e huamarrësve do të vazhdojë por duke iu nënshtruar rregullave ligjore
Të akuzuarit:
Arben Meskuti
Ernela Cuberi
Olsi Ibro
Elda Ibro
Ernela Cuberi
Albert Gega
Andis Gjoka
Vasil Bakallbashi
Alketa Goxha
Jordisa Metaj
Edmond Mato


