Skandali me votat në Kuçovë, Maliqi: Sot fituam betejën e parë, oligarku Pëllumb Hajdari nuk e korruptoi dot Kolegjin
Kandidati i "Bashkw Fitojmë" për Bashkinë Kuçovë e që humbi në zgjedhje, Lefter Maliqi deklaroi sot se kanë fituar betejën e parë në Kolegjin Zgjedhor kundër KAS për krimin elektoral të ndodhur në Kuçovë pas publikimit audiopërgjimeve.
"Drejtesia funksionoi! Sot fituam ‘Betejën e Parë’, në Kolegjin Zgjedhor, kundër KAS pranë KQZ me votë unanime! Mirënjohje Trupit Gjykues të Kolegjit Zgjedhot të përbërë nga 5 gjyqtarë profesionistë dhe te paanshëm! Mirënjohjr dhe Avokatëve në kembënguljen dhe mbrojtjen e tyre! Beteja ligjore vazhdon deri në kthimin e Bashkisë Kuçovë banorëve. Oligarku Pëllumb Hajdari nuk arriti dot të korruptonte Kolegjin siç ka korruptuar institucionet e tjera. E drejta do të fitojë! S’ka kthim pas! Kuçova patjetër “Kantier Ndërtimi” shumë shpejt!"