Skandali i publikimit të pagave, pendohen dy ekspertët e IT. Tregojnë si u vodhën të dhënat

Katër personat e arrestuar si përgjegjës për publikimin e listës së pagave të 680 mijë shqiptarëve janë liruar nga qelia pasi qëndruan vetëm 48 orë në paraburgim. Gjyqtari Artan Gjermeni ka vendosur masën e detyrim paraqitje për specialistën e IT se tatimeve Eni Qirjako dhe arrest shtëpie për kolegun e saj dhe 2 përmbaruesit privat. 

Katër personat që kopjuan dhe shitën databazën e pagave të qytetarëve shqiptarë qëndruan vetëm 48 orë në qeli.

Në një seancë të zhvilluar ditën e shtunë, 8 janar 2022, gjyqatari Artan Gjermeni vëndosi lirimin e tyrë nga qelia e burgut.

Konkretisht për ekspertën e IT të tatimeve Eni Qirjako u vendos masa "detyrim paraqitje" e ndërsa për kolegun e saj Andi Agaraj "arrest shtëpie".

Po ashtu edhe për 2 përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi gjykata vendosi lirimin, duke i lënë në "arrest shtëpie".

Ky vendim është kritikuar ashpër nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili nga selia e PD-së fajësoi direkt Kryeministrin për skandalin.

Burime nga prokuroria thanë se ekspertja e sektorit të IT në drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako, ka bashkëpunuar me prokurorinë duke ndihmuar zbulimin e të gjithë skemës së vjedhjes dhe të dhënave të pagave të 680 mijë shqiptarëve.

Pas shoqërimeve në polici, kolegu i Qiriakos Andi Agaraj i ka kërkuar asaj të riformatoje kompjuterin për të humbur gjurmët e veprimeve që kishte kryer në mënyrë që ata të mos identifikoheshin.

Qirjako ka thënë se nuk e ka pranuar kërkesën e kolegut të saj, duke i lënë serverat të pa prekur.

Pas përballjes me provat edhe Andi Agaraj ka vendosur të bashkpunojë më drejtësinë duke iu treguar prokurorvë emrat e 2 përmbaruesve, të cilët ai u kishte shitur databazën dhe shumën e parave që kishte marrë në këmbim.

EMISIONET