Skandali i publikimit të pagave, Gjykata e Tiranës liron katër personat e arrestuar nga prokuroria

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e katër personave të akuzuar për skandalin e publikimit të pagave të muajve janar dhe prill 2021.

Katër të pandehurit, Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi kanë dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi akuzohen se kanë kopjuar dhe më pas shpërndarë databazën e pagave të qytetarëve shqiptarë të punësuar në shtet dhe në privat.

Ndaj Eni Qirjakos gjykata ka vendosur masën pezullim nga detyra dhe detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore ndërkaq tre të akuzuarit e tjerë janë lënë në masën arrest shtëpie nga gjykata.

Prokuroria ka arritur në përfundimin së punonjësit dhe ish-punonjësit e Tatimeve e kanë kopjuar databazën e pagave dhe e kanë shitur atë për 30 mijë lekë tek persona të tjerë që kanë bërë më pas shpërndarjen e saj përmes internetit.

Burime nga prokuroria thanë se ekspertja e sektorit të IT në drejtorinë e Tatimeve Eni Qirjako ka bashkëpunuar me prokurorinë duke ndihmuar zbulimin e të gjithë skëmës së vjedhjes dhe të dhënave të pagave të 680 mijë shqiptarëve.

Pas përballjes me provat edhe Andi Agaraj ka vendosur të bashkpunojë më drejtësinë duke iu treguar prokurorvë emrat e 2 përmbaruesve të cilët ai u kishte shitur databazën dhe shumën e parave që kishte marrë në këmbim.

 

EMISIONET