Skandali me pasaportat e falsifikuara greke/ I implikuar edhe biznesmeni shqiptar, që u ekzekutua në Athinë

Skandali me pasaportat e falsifikuara  greke/ I implikuar edhe biznesmeni

Ditët e fundit në Greqi janë arrestuar anëtarë e grupit kriminal që falsifikonin pasaporta greke kundrejt pagesës deri më 35 mijë euro për persona që doni të shpëtonin nga burgu dhe ekstradimi.

Midis personave që kanë marrë pasaportë të falsifikuar greke, rezultojnë të jenë edhe shqiptarë që përfshihen në botën e krimit, midis tyre është 37-vjeçari Marius Dhiamanti nga Delvina, i cili u ekzekutua pranë karburantit të tij, biznes që ishte regjistruar në emër  të gruas së tij.

Gazeta greke "I Kathimerini" shkruan se Marius ishte pajisur me një pasaportë me emrin  Stergios Maznevidis.

Gjithashtu Marius mbante kontakte me një nga drejtuesit e grupit deri 2 muaj para se të ekzekutohej nga vrasës me pagesë.

Skandali me pasaportat e falsifikuara  greke/ I implikuar edhe biznesmeni

Historiku i krimeve të biznesmenit shqiptar:

Diamanti është arrestuar për një sasi kokaine që iu gjet në makinë.

Më 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli u vra një 30-vjecar shqiptar. Për ngjarjen u prangos Diamanti, por pas shumë hetimesh ai u shpall i pafajshëm.

Po ashtu ai përmendet si i arrestuar edhe për një ngjarje kriminale në Mykonos, por edhe në këtë rast ishte lënë me detyrim paraqitje. Marius lidhet me një borxh të madh prej 200 mijë euro që viktima i kishte disa personave.

Ndërsa Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisarit Artan Cukut rezulton të jetë një prej të shumëkërkuarve shqiptarë që u pajisën me identitet fals grek si edhe personi që ka spiunuar "kreun e grupit" që nxirrte pasaporta false.

Skandali me pasaportat e falsifikuara  greke/ I implikuar edhe biznesmeni

Gazeta greke "I Kathimerini" shkruan se në prill të 2020-ës Jambelli i kishte dhënë policisë informacione të rëndësishme për aktivitetin kriminal të grupit që falsifikonte pasaporta.

I thirrur nga Prokuroria e Pireut, për një çështje kontrabandë cigaresh, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, si një “klient i pakënaqur”, kishte treguar identitetin e një prej krerëve të grupit.

Para hetuesit të Pireut, i cili e thirri për shpjegime, krimineli shqiptar nuk hezitoi të përmendte një nga anëtarët kryesorë të grupit, një 62-vjeçar emigrant nga Kazakistani, me një përfshirje të mëparshme në rastet e trafikimit.

Në drejtim të grupit kriminal të falsifikatorëve rezultojnë dy kushërinj homogjenë grekë nga Kazakistani.

EMISIONET