Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas denoncimit nga Ora Investigim

Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së Gjirokastër, Armand Hilaj.

Burimet bëjnë me dije se shkak është bërë denoncimi i bërë nga Ora Investigim i gazetares së Ora News e RTV Ora Alketa Çeku për kosin me ndotje bakteriale enterobakter që tregtohej nga subjekti Gjirofarm.

Kosi "Gjirofarm" i tregtuar gjerësisht ne vend ka rezultuar të jete me prezencë fekalesh. Kjo u vërtetua pas  mostrave të marra për analizim nga AKU.

Më poshtë Investigimi


Më konkretisht me ngarkesë të lartë mikrobike ka rezultuar kos lope natyral "Gjirofarm", 190 gram  me 2.2 dhe 3.8% yndyrë. 

Me problem është konstatuar edhe kosi i deles "Gjirofarm" 300gram.

Gazetarja e Ora Investigim, Alketa Çeku e ndoqi hap pas hapi ngjarjen. I kërkoi informacion edhe administratorit të "Gjirofarm" në lidhje me produktet e tregtuara nga ky subjekt që i vunë në rrezik jetën konsumatorit. Përgjigja në këtë rast ishte heshtja.

Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas

Edhe AKU heshti dhe fshehu të dhënat duke rrezikuar konsumatorët që i kanë besuar garantimin e cilësisë së produkteve që vënë në tavolin e bukës së familjes.

Skandali i kosit me fekale, kreu i AKU Gjirokastër shkarkohet pas
Armand Hilaj

EMISIONET