Skandali i gjykatës, avokati i Ndroqit: "Konfiskimin e RTV Ora", pas Apelit do e çojmë në Strasburg

Publikimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme për pronat e Ylli Ndroqit ka nxjerrë në pah një standard të panjohur më parë në drejtësinë shqiptare. Gjyqtarja, Etleva Deda, ka hedhur në kosh raportin e njërës prej eksperteve që vetë kishte përzgjedhur, me argumentin se ajo nuk kishte licencë.

Ligjet në fuqi i japin gjykatës të drejtën dhe përgjegjësinë e zgjedhjes së ekspertit, ndërkohë që në vendim bie në sy tendenca e gjykatës për të mos njohur të ardhurat nga bizneset e Ylli Ndroqit nga viti 1993 pavarësisht mbi 700 maune të regjistruar në dogana.

Në një intervistë për RTV Ora, i pyetur nga gazetarja Beti Njuma se si do të proceduhet tashmë pas zbardhjes së këtij vendimi nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë së Tiranës, avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Enis Daçi paralajmëroi se për kjo çështje do shkojë edhe në Gjykatën e Strasburgut ku do trajtohet nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Pjesë nga biseda në studio

Beti Njuma: Si do të procedoni më tej, pasi çështja kalon në Gjykatën e Apelit?

Enis Daci: Ky vendim prej 300 faqesh do t'i shërbejë shkollës së Magjistraturës për të shpjeguar se pse një çështje nuk duhet trajtuar kështu. Edhe faktet në këtë dosje janë 95 për qind të gabuara. ky dokument që kemi këtu do të përfundojë në Strasburg,  do t'i nënshtrohet dhe procedurës së Arbitrazhit.

Problemi nuk është ky, por në bazë të këtij vendimi prej 300 faqesh, shteti shqiptar bëhet automatikisht pronar. Sot kur flasim pronë e shtetit është RTV Ora. Ky konfiskim I jashtëligjshëm e jashtë çdo standardi më normal ligjor do të ketë pasoja e do të rezultojë sipas analizës time në një proces gjyqësor arbitrazhi ku me shumë gjasa ku Shqipëria do të humbasë një shumë të paktën pretendimi për të cilin po flasim është mbi 126 milionë euro + interesa. Kjo është shifër që është përllogaritur vitin e kaluar. Por kësaj do ti shtohet dhe fakti se dhe vetë z. Ndroqi do të shkojë në Strasburg.

Avokatët thonë se ky proces gjyqësor ka vërtetuar se nuk kemi të bëjmë me një tentativë për të bllokuar fjalëne lirë

Enis Daci: Ekspertiza e prokurorëve rezulton – 3 milionë të ardhura të pajustifikuara nga familja Ndroqi. Gjykatësja me konfiskimin që ka bërë flitet për një pronë me vlerë tregu mbi 250 milionë euro. Unë jam i bindur se kjo gjykatë i ka kapacitetet për të dhënë një vendim të saktë por është e instrumentalizuar dhe në një moment të caktuar harruan matematikën.

Sepse ky television duhej ti shkonte shtetit, sepse fjala e lirë në këtë vend është në pikëpyetje dhe duhet të zotërohet dhe nuk mundet të jetë e lirë dhe kjo është papranueshme në shoqërinë demokratike. 
Për këtë e kemi detyrë të luftojmë deri në fund. Është papranueshme që me dokumente të falsifikuar dhe mosmarrjen në analizë as të dokumenteve matematikorë bankarë 1+1 ₌ 2 të shpikin kështu e të marrin pronën e një familjeje e ta bëjnë pronë shtetërore jemi kthyer në 1946."

E gazetarja e RTV Ora, Beti Njuma e mbylli intervisten duke saktësuar se: "Fjala e lirë do të vijojë të bëjë punën e vet në këtë tv edhe pse jemi të konfiskuar. Ne do vijojmë të besojmë tek drejtësia se besojmë tek pafajësia"

 

EMISIONET