Pas skandalit të mishit me salomonelë të publikuar nga Ora News shkarkohet drejtori i AKU-së Tiranë

Pas publikimit të skandalit nga televizionit “Ora News” se shqiptarët kanë konsumuar mish pule me salmonelë, është shkarkuar drejtori i AKU-së Tiranë, Fation Pasholli.
Burime pranë AKU kanë bërë me dije për “Ora News” se Pasholli iu komunikua shkarkimi pas skandaleve të njëpasnjëshme të publikuara në “Ora News”, si ajo e mishit te pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve me pesticide të ardhura nga Greqia të cilat edhe pse në bazë të analizave dolën me prani pesticidi të rrezikshëm, rezultuan të gjitha të shitura.
AKU ka vendosur të heqë dorë nga “justifikimet” dhe ka marrë masa konkrete ndaj personave që i konsideron përgjegjësit e kësaj situate.
Edhe pse AKU nuk mundi ta parandalojë futjen në treg të mishit me salmonelë, kjo çështje tashmë i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Tiranës.
Burime zyrtare për “Ora News” konfirmuan se për të hetuar këtë skandal, me short është caktuar prokurori Platin Aliçka.
VIDEO - DENONCIMI I "ORA NEWS"

