SKANDAL NË SHKODËR/ Përdornin dy vajza të mitura për pr**titucion, arrestohen në flagrancë dy 19-vjeçarë, njëri kapet me k*nabis (EMRAT)

SKANDAL NË SHKODËR/ Përdornin dy vajza të mitura për

Dy të rinj janë vënë në pranga nga autoritetet në Shkodër, pas dyshimeve të rënda për përfshirje në shfrytëzim seksual të të miturave. Të arrestuarit janë shtetasit Skendi Cubaj dhe Algeos Kekaj, të dy 19 vjeç dhe banues në fshatin Koplik i Sipërm.

Sipas hetimeve disa-javore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se Cubaj dhe Kekaj dyshohet se kanë shfrytëzuar për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy vajza të mitura, përkatësisht 14 dhe 16 vjeçe. Veprimtaria e tyre dyshohet të jetë zhvilluar në mënyrë të përsëritur dhe në shkelje të rëndë të ligjit penal.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e ndalimit, shtetasit Algeos Kekaj iu gjet edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policis

DVP Shkodër

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç, dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.

Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

EMISIONET