"S'ka monopol në tregun e miellit", Qeveria dakord me Konkurrencën për mosgjobitjen e kompanive që rritën çmimin
Kompanitë që rritën çmimin e miellit nuk do të gjobiten. Në këtë konkluzion ka arritur dhe qeveria shqiptare duke mbështetur raportin e Autoritetit të Konkurencës. Me deklaratën e dhënë nga zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, lihet të kuptohet se nuk do të ketë ndërhyrje për uljen e çmimit të produkteve të shportës. Tashmë është PD që ka reaguar, duke thirrur interpelancë.
Autoriteti i Konkurrencës akuzoi dy javë më parë pesë kompani për marrëveshje në rritjen e çmimit të miellit.
Edhe pse u premtua hetim i thelluar, me tre vota pro dhe dy kundër ky institucion arriti në konkluzionin se nuk ka vend për monopol, por shtrenjtimi vjen nga tregjet ndërkombëtare.
Edhe qeveria tregohet e pafuqishme përballe kostos së ushqimeve bazë për familjet, dhe zëvendëskryeministri Ahmetaj beson se vendimi është i drejtë.
"Kam shumë besim te autoriteti i Konkurrencës, janë profesionistë shumë të thelluar në fushat e tyre. Edhe si një Ent i pavarur e respektoj vendimin e tyre. Sa më përket mua, vendimi që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe nuk ka marrëveshje horizontale siç referohet teknikisht në këto raste, besoj se kanë bërë investigim të thellë dhe kanë votuar me përgjegjshmëri qytetare, institucionale dhe profesionale".
Madje në deklaratën për mediat thuhet se rritja ekonomike e Shqipërisë është më e larta në rajon.
"Në tremujorin e dytë të këtij viti rritja shënoi 18%".
Por në të kundërt me to shprehet PD. Në komisonin e Ekonomisë, opozita dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurrencës.
-
Me 13 klandestinë drejt Kosovës, arrestohen dy të rinjtë
30 Shtator, 11:21 -
Për mediat, Sorina Koti shprehet se ky autoritet cënoi mirëqënien e familjeve.
"Vendimi për të mos gjobitur kompani që cënojnë një produkt bazë si buka cënon mirëqënien e shqiptarëve."
Shtatori ka shënuar shtrenjtimin më të lartë të produkteve të shportës, përfshirë bukën, vajin bulmetin etj.
Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:
Znj. Juliana Latifi
Z. Eduard Ypi
Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:
Znj. Leida Matja
Znj. Adriana Berberi
Z. Denar Biba



