Situatë kritike në Gjirokastër, zjarri shkrumbon fshatin "Asim Zeneli", ja banesa ku humbi jetën 60-vjeçari
Ditët e fundit vendi është përshirë nga vatra të shumta zjarri, duke shënuar edhe viktimën e parë në Gjirokastër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lunxheri të Gjirokastrës, ku një i moshuar humbi jetën dhe lëndua rëndë edhe bashkëshortja e tij.
Ata u përpoqën që të fiknin flakët që po u afroheshin shtëpisë së tyre, por fatkeqësisht janë asfiksuar nga tymi dhe më pas janë përfshirë nga flakët.
Ndërkohë, situata e zjarri në këtë zonë nuk shfaqet aspak e mirë pasi flakët u janë afruar banueseve duke rrezikuar edhe jetën e banorëve aty.
Sikurse mund të shihet edhe në këto pamje të siguruara nga Ora News, zjarri i favorizuar nga era dhe nga temperaturat e larta, ka djegur hapësira të konsiderueshme në zonë, duke lënë pas vetëm hi.
Nga an tjetër ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dha urdhër evakuimi për banorët e këtyre zonave që të evakuoheshin.
Po ashtu, ai bëri me dije se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun.



