Peleshi në Gjirokastër, thirrje banorëve të 3 fshatrave të evakuohen: Situata është vërtet shumë e vështirë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka udhëtuar drejt Gjirokastrës ku situata është vërtet shumë e vështirë pasditen e sotme.

Peleshi i ka bërë thirrje dhe banorëve të bashkëpunojnë me policinë për tu evakuar sa më shpejt..

“Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në zona të ndryshme nuk është kollaj të vihen nën kontroll. Kemi një humbje jete dhe duhet evakuim në të tre fshatra." shprehet ai.

Ai i bën thirrje banorëve të tre fshatrave  Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të evakuohen sa më parë. Të dalin sa më shpejt. Ju lutem bashkëpunoni me policinë për tu evakuar dhe dalë nga banesat tuaja.

Peleshi nënvizoi se forcat ajrore dhe tokësore po zhvendosen drejt Gjirokastrës.

”Në Pashaliman dhe Llogari është nën kontroll situata. Do vendosim të gjitha forcat në Gjirokastër. Ju lutem evakuohuni”

EMISIONET