“Situata është ku thërret qameti”, qytetari Berishës: Puka mund të marrë veten, me mobilizim dhe duke i thirr mendjes
Kreu i partisë demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Pukë dhe Fushë Arrës.
Një nga qytetarët e pranishëm në takim tha se situata në Pukë është ku thërret qameti. Sakaq ai kërkoi që të vijojë mobilizimi pasi sipas tij Puka mund të marrë veten.
“Situata sot është ku thërret qameti. Dhe si ekonomist them se është më probleme. Pyjet 33 për qind të rezervave zë rrethi i Pukës dhe mineralet e bakri që zë vendin e dytë këto dy resurse pas 2013 kanë degraduar. Pyjet janë djeg, janë shkatërruarr. Puka mund të marrë veten. Me mobilizim dhe duke i thirr mendjes. Duhet të shohim në mënyrë të veçantë se janë dëmtuar pyjet e larta por pyjet e ulëta duke rënë në minimum numri i bagëtive ka gjallëruar. Me subvencione këta njerëz mund të shtohen.”