"Sistem i kalbur", Dasho: Nuk punohet për parandalim tumori, merren me check up-e të pa vlerë

Mungesa e medikamenteve bazë në shërbimin e Onkologjisë në QSUT po lë pa trajtim me kimioterapi dhjetra pacientë.
Në këtë shërbim shënohet fluks për shkak të nevojave emergjente që kanë pacientët për të luftuar qelizat kancerogjene, ndërsa mjekët i kthejnë në shtëpi për shkak të mungesave të ilaçeve bazë.
Mjeku Erion Dasho, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se sistemi shëndetësor në vend i cili ka mbaruar në të gjitha aspektet pasi në radhë të parë nuk dinë ta organizojnë, lërë se nga ana e financimit është më i keqi në Europë që po mbahet me mbi 60% të shpenzimeve të veta nga xhepi i qytetarëve.
"Kjo temë të cilën edhe specialistët e kanë konfirmuar, është shumë e dhimbshme sepse ka të bëjë me jetën e personave të cilët vdesin nga papërgjegjshmëria e shtetit e duhej një gazetar kurajoz si Osmani për ta sjellë në sytë e publikut.
Unë do të kap vetëm atë shprehjen që tha Osmani dhe që është mjaft e drejtë, të cilën e kemi thënë prej vitesh, por duhet thënë që pak ta gërvishtëtsh këtë sistem shëndetësor dhe menjëherë poshtë atij në të cilin është bojatisur sistemi, pjesa e kalbur del në themel.
Është një sistem i cili ka mbaruar në të gjitha aspektet, pasi në radhë të parë nuk dinë ta organizojnë, lërë se nga ana e financimit është më i keqi në Europë që po mbahet me mbi 60% të shpenzimeve të veta nga xhepi i qytetarëve.
Edhe sikur këtij sistemi t’i japësh financime këta nuk dinë të organizojnë, pra këta nuk dijnë të organizohen.
Nuk bëhen veprime dhe nuk funksionon asnjë lloji sistemi për sëmundje turmorale që gjejmë sot medikamente nga Shkodra, nga Vlora apo Jugu dhe i sjellim në Tiranë për të kaluar hallin.
Në Gjermani apo vende të tjera të botës, të sëmurët tumoralë nuk janë më persona të dënuar me vdekje, por janë të sëmurë kronikë, që kanë nevojë për medikamente i cili për fat të mirë atyre ju bën efekt"- u shpreh Dasho.


