Si të vishemi në verë, tendencat e reja të veshjeve dhe ngjyrat për sezonin e ri
Me nisjen e sezonit veror ka ardhur koha që të përgatitemi edhe për garderobën. Stilistët thonë se këtë vit trend është ngjyrja jeshile dhe vizat. Ndërsa si cdo verë mbetet e modës veshjet e lehta si lino dhe pambuku.
Tashmë jemi në sezonin e verës dhe është pikërisht ky momenti për të menduar për veshjet e duhura dhe me stil.
Si çdo sezon edhe këtë verë tendencat kanë ndryshuar. Tendencat e reja janë të ndryshme dhe përfshijnë detaje interesante si psh vizat që i bëjnë veshjet më stil .
Jeshilja është ngjyra trendi pa përjashtuar ngjyrën lejla apo dhe të tjerat. Për stilisten Zajmira Qeraxhiu tendencat e fundit të veshjeve dhe rrobave duhet të jenë të freskëta si pambuku dhe linoja, por që të jenë të kombinueshme për stilin e individit.
"Ngjyra jeshile është trend për këtë vit, kemi lejlanë. Por jeshilja dhe lejlaja kanë 3-4 vite që janë prezente. Lejlanë e kemi në 40 nuanca të ndryshme nga një rozë antike, deri tek lejlaja. Edhe jeshilja i ka, është një verde acqua deri tek e jeshilja e errët," tha ajo.
Me nisjen e plazhit shumë po mendojnë dhe për rrobat e banjos që ashtu si vjet edhe këtë vit grepi mbetet në modë.
"Me grep të punuara, janë futur janë bërë në modë. Për ngjyrat shoh gjithmonë të bardhën, blunë, truporet në një mbasdite në pishinë," tha ajo.
Stilistja sygjeron që pavarësisht modës duhet që cdo kush të sigurohet që të zgjidh veshjet që tu përshatten dhe dhe të ndjehen rehat.
