Si në luftë/ PAMJET EKSKLUZIVE që flasin vetë për pasojat e flakëve të djeshme që dogjën pallatin në Tiranë
Tirana u trondit dje nga flakët gjigande që përfshinë një pallat në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve për më shumë se katër orë.
“Ora Neës” sjell pamjet nga brenda pallatet për të kuptuar më shumë mbi dëmet që shkaktuan flakët e djeshme.
Zjarri nisi pasdite dhe arriti që të neutralizohej plotësisht afër mbrëmjes. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por dëmet janë shumë të mëdha.
Të paktën katër apartamente u dogjën plotësisht. Shumë të tjerë janë dëmtuar. Thuajse nuk ka asnjë apartament që të mos jetë dëmtuar si pasojë e flakëve që u përhapën me shpejtësi nga fasada.
Për momentin nuk dihet shkaku i zjarrit. Në polici u shoqërua administratori i pallatit dhe mjeku që ka në pronësi katin e fundit nga ky dyshohet se nisi zjarri.
Pikëpyetjet dhe misteri është i madh, si nisi dhe u përhap dhe mbi të gjitha kushtet e sigurisë. Pa harruar faktin që zjarrfikësja nuk kishte nga të futej, si pasojë e ndërtimeve pa kriter.
Ndërsa njëra nga banoret rrëfen se ccfarë ka ndodhur nga dje deri në ditën e sotme.
“Ne kemi dalë që në momentet e para nga pallati, jetoj në katin e tetë. Dëmet janë të mëdha, por akoma nuk kemi dijeni akoma për apartamentet. Presim ekspertizën dhe të shikojmë.
Zjarrfikësit kanë ardhur në kohën e duhur, sa kam dalë nga pallati ata ishin aty. Brenda nuk na kanë lënë të hyjmë akoma, shtëpitë e djegura janë 3 ose 4. Pallatet janë të siguruara”, u shpreh banorja.