Si me naftë, qeveria ngre bord dhe për caktimin e çmimeve të ushqimeve bazë të shportës

Rritja e çmimit të vajit ku u konstatua deri në 400 lekë/ litri por dhe shtrenjtimi i ujit, kanë qenë surprizat e ditës për konsumatorët këtë të enjte.

Për ti dhënë fre fenomenit që ka nisur prej janarit kryeministri Edi Rama ka vendosur të përdorë të njëjtën formulë.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron ngritjen e një Bordi të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës.  

"Do krijojmë bord të përbashkët për çmimet e produkteve të shportës dhe ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësuese të qeverisë dhe përfaqësues të huaj të shumicës dhe pakicës. Dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet të vendos çmime të ndryshme nga çmimet e vendosura aty dhe kush do të vendos çmime të ndryshme të vendosura aty do të humbas prodhimin,do t'ja konfiskojmë komplet jo me arbitraritet por me ligj dhe zakon.

Do kalojmë në akt normativ dhe i gjithë prodhimi do të konfiskohet. Nëse dikush do të lozi me çmimet jashtë asaj dhe natyrisht Siç po bëjmë më karburante nuk është qëllimi të vendosim çmime arbitrare se natyrisht qe te gjithë i duam çmimet e ulëta, por nuk i vendosim ne çmimet sipas dëshirës.

Kemi shumë dëshirë ne që ti ulim çmimet aty ku ishin, po këtë nuk e bëjmë dot ne,do të hyjmë që bashkë me ju të bëjmë transparencën e çmimeve, se ku e ke marrë, sa e ke marrë e sa do të shitet.

Ai ishte sot në një takim me importuesit dhe tregtuesit e mallrave ushqimorë me shumicë dhe pakicë në treg. Ai  theksoi se jemi në një situatë të pazakontë e ndaj ndërhyrja në treg është e nevojshme.

Rama foli dhe për tezën e shitjes me çmim të lartë të produkteve të cilat kanë qenë në magazinë. 

"Nuk jam unë për teori që meqë është blerë përpara tre muajsh atëherë duhet të shitet sa ka qenë përpara tre muajsh se nuk funksionon kështu ekonomia, aq më tepër nuk funksionon kështu lufta se nëse do të ndodhte kështu mese do ti blinit ju të tjerat pastaj që do ti sillnin, me ca hajt se i ke marrë atëherë e do ti shesësh si atëherë.

Kjo është histori për gjyqe partizane që nuk bëjnë pjesë ne filozofinë tonë, por ama transparente, ju duhet të paraqisni gjithë strukturën logjike se si bazuar në shifra se sa ju del dhe aty do te vendoset dhe sigurisht marzhi i fitimit do ngrijë, në një pikë që t'ju lejojë juve imazhin e operacionit, por jo që juve të dilni me fitim njësoj siç keni dal me fitime kjo nuk ka sens. Që ju të dilni me fitim siç keni dalë gjithmonë me fitim duhet të vuaj këtu një popullsi e tërë, por jo këtë nuk mund ta lejojmë".

Përveç ngritjes së bordit për çmimet e produkteve bazë, Edi Rama i ka kërcënuar drejtpërdrejtë bizneset në rast abuzimi me çmimet.

Opozita e akuzon qeverinë Rama se nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar qytetarët, por paketa e rezistencës siç e quan qeveria nuk ka ardhur për shkak të situatës, por sipas tyre kanë qenë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

EMISIONET