Shytaj: Ushqimi për kafshë i importuar kontrollohet, por risku nis që nga pika e hyrjes dhe përdorimi në fermë

Në emisionin "Alert", të moderuar nga Granit Sokolaj, këtë të premte po diskutohet tema: "Ushqimi për kafshë dhe konsumatori".

I ftuar në studio është Festim Shytaj, Përgjegjës i Sektorit të Ushqyerit të Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).

Shytaj bëri me dije se:

“Ne kemi rreth 19 operatorë të biznesit ushqimor që merren me miksimin e produkteve dhe që i shesin ato në treg edhe për palë të treta. Kjo shifër është nga një total prej rreth 130 operatorësh që importojnë ushqime për kafshë nga vende të ndryshme dhe nga tregu i hapur.”

Ai sqaroi më tej se pjesa më e madhe e këtyre operatorëve janë edhe prodhues, pra nuk shesin për të tretët, por i importojnë produktet për nevojat e tyre të brendshme, kryesisht për fermat që administrojnë vetë.

Sipas tij, Shqipëria importon rreth 90 mijë ton misër në vit, një sasi shumë e lartë që përdoret në ushqimin e kafshëve.

“Në vazhdim të programit do të shohim edhe cilat janë pikat e dobëta ose pikat e riskut që lidhen me këtë sektor, si ndërhyjnë strukturat tona të kontrollit dhe ku duhet të kenë vëmendje – si fermerët, ashtu edhe operatorët e biznesit, për të siguruar që produktet janë të përshtatshme për ushqimin e kafshëve dhe të mos krijojnë mbetje apo pasoja në produktin përfundimtar.”

EMISIONET