"Shyqyr që ishin kamerat se nuk do i gjenim as kufomën", familjarja e Mateos: Të varet monstra, burgu për të është hotel

Lotët u janë tharë por dhimbja dhe mllefi që kanë në shpirt është i madh. Familjarët e vogëlushit Meteo në Fier kërkojnë varjen e fqinjit të tyre 38-vjeçar Klodian Çalamani.

Për ta burgu nuk mjafton, pasi siç thonë ata është hotel për të krahasuar me jetën që ai bënte.

Ata tregojnë se e mbanin me bukë.

"Kriminelit i mori bukën dhe ja çoi në shtëpi për të ngrënë. Ne e mbanim me bukë kriminelin. Krimineli na bëri atë që nuk na e priste mendja kurrë".

"Na pyeste e gjetët djalin por nuk na shkoi mendja."

"Shyqyr që ishin kamerat se nuk do i gjenim as kufomën",

"Ne djalin e kishim aty dhe ne bridhnim, në polici dhe ku nuk kemi vajtur. Shyqyr që ishin kamerat e shtëpisë tonë që e nxorën të drejtën e djalit nga ana e biçikletës se kush e di ku do të na e kishte hedhur natën, nuk do të kishim as kufomën. Ky është shteti jonë.

Nuk ka varje për këta kriminelë, monstra? Do hajë me taksat tona, do punojmë prapë për atë kriminel. Ai në burg është si në hotel, ai atë po kërkonte. Po të bënte një vjedhje jo të merrte djalin tonë. Ku futej në gropë ai ëngjëll i vogël.

E kanë rritur me sakrifica të mëdha. Të vijë një dorë e mallkuar dhe të na marrë djalin është e pafalshme. Duam vetëm varje për të. Kemi dhimbje shumë të madhe, na janë tharë lotët. Vetëm të hysh në zemrat tona e di çfarë dhimbje është. Vetëm varje.

Edi Rama thotë nuk ka ligj me varje. Pse more kryeministër? Pse të lëndohet një nënë tjetër, pse? E bëri Sali Berisha atëherë, i vari dy kriminelë, ishte shembull. Nuk u bë më. Ti varim këta kriminelë, edhe vëllai im nëse e bën. Të jetë shembull".

EMISIONET