Shullazi rikthehet në "41 bis", transferohet nën masa të forta sigurie nga spitali në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2022, 18:42

I burgosuri i regjimit 41-bis Emiliano Shullazi, është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e Qendrës Spitalore të Burgjeve ku ndodhej për mjekim prej datës 18 mars në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”.
Transferimi është bërë në orën 17.25. Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, RENEA-s dhe Policisë së Shtetit.
Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

