Shuhet një tjetër artist nga Covid-19, humb jetën në moshën 30-vjeçare piktori Kristi Baba

Piktori Kristi Baba ka humbur jetën ditën e sotme në moshën 30-vjeçare, pasi nuk ia ka dalë të fitonte betejën me Covid-19.
Lajmin e kanë bërë me dije babai i tij, teksa shkruan se të birit iu shuan të gjithë ëndrrat që kishte për artin.
Ai thotë se ai po përgatiste hapjen e një ekspozite me piktura në nëntor por që nuk ia ka dalë.
“Me hidherim te thelle dhe dhimbje te madhe ju njoftojme se djali yne i vetem kristi baba piktor u nda nga jeta ne moshen 30 vjecare ne lulen e rinise duke mos e fituar betejen me covidin. Ti per ne ishe jeta dielli ishe ajri ishe drita e shtepise . Tu shuan gjithe enndrrat e tua dhe perkushtimi qe kishe per artin dhe po pregatiteshe per ekspozite ne nentor qe qe nuk ja arrite. Gjithe endrrat tua u prene ne mes. Biri yne pushofsh ne paqe ! Qofte i parajses! Drite i paste shpirti!
Ceremonia mortore do te zhvillohet neser me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 ne hollin e hotel internacional.”- shkrujnë familjarët.

Kristi Baba kishte marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si: në galerinë FAB në Universitetin e Arteve “ATELIE 2011”; në Muzeun Historik Kombëtar me një cikël të plote punimesh; po në galerinë FAB në ekspozitën “Të gjithë mbi një qiell”.
