Shtyhet seanca për Dritan Goxhajn, avokati i ish-luftëtarit të UÇK-së: Kemi bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2023, 12:06
Është shtyrë seanca për Dritan Goxhaj, ish-luftëtarin e UÇK-së të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Mësohet se avokati mbrojtës i tij, Bashkim Nikolla ka bërë kërkesë për përjashtim të gjyqtares së çështjes.
Ditën e djeshme, mbështetësit e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj kanë mbajtur një protestë para Presidencës në Tiranë, të cilët kërkojnë mos ekstradimin e tij drejt Hagës.
Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.


