Shtyhet gjyqi i “Gërdecit”, Matlija: Gjykata nuk po monitoron mirë procesin ndaj Mediut

Gjykata shtyu për herë të dytë seancën paraprake ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili akozohet nga SPAK për shpërdorim detyrë në lidhje më tragjedinë e Gërdecit. Seanca e radhës u caktua në datën 4 prill, ndërkohë shkak për shtyrjen u bë debati për legjitimimin në proces të familjarëve të viktimave. 

Debati gjyqësor mbi pranimin si palë në proces të familjarëve të viktimave të Gërdecit u bë shkak për shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

"Prokurori tregoi se nuk i ka legjitimuar si viktima dhe mbi vendimmarrjen e mëtejshme do e realizojë atë në këshillim dhe me dy kolegët e tij. Kërkoi prokurori shtyrje dhe u shty në datë 6."

Por shtyrja e procesit ka sjellë revoltën e Zamira Durdës, palë e dëmtuar në këtë proces, e cila humbi djalin nga shpërthimi i fabrikës së demontimit.

"Nuk e di çfarë vendimi morën se nuk isha palë e kësaj. Thotë do të pyesim dy prokurorët e tjerë a janë përfaqëues të viktimës këta persona apo jo, kur ne jemi kërkuesit e hapjes së çështjes "Gërdeci".

Avokati i familjës Durda fajësoi gjykatën se nuk po e monitoron mirë procesin gjyqësor, i cili ka rëndësi të veçantë.

"Gjykata nuk po e menaxhon mirë procesin.Palët janë aty, gjykata duhet ta shohë në dosje a janë personat viktima të krimit apo jo, duhet ti thërrasë. Jo vetëm zonjën Durdaj dhe zotin Durdaj, por edhe të tjerë."

Me 4 prill, ora 14.30 gjykata pritet të zhvillojë seancën paraprake ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, apo do ti rikthehet SPAK për hetime shtesë.

Ish-ministri Fatmir Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në bashkëpunim me zyrtarët e ushtrisë.

Ai i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar të motivuara politikisht.

EMISIONET