Shtimi i rasteve Covid krijon ankesa në Infektiv, qytetari: Kam 3 ditë që nuk marr shërbim

Rastet pozitive të Covid 19 gjatë gushtit janë shtuar me mbi një mesatare mbi 300 në ditë.

Në spitalet e infektivit aktualisht po marrin trajtim aktualisht 39 pacientë.

Me shtimin e të shtruarve në spital janë rikthyer dhe ankesat e familjarët. Madje këtë të dielë nuk munguan as debatet.

I ardhur nga Elbasani, ky qytetar tregon se vëllai dhe nëna e tyre prej tre ditësh prej në infektiv nuk po marrin shërbimin e duhur.

Ndaj me shishe uji në qese ai po shfrytëzoi orarin e vizitave për t’ia dërguar nënës.

"Unë kam nënë dhe vëllain. Nëna kishte kërkuar një shishe unë dje dhe i kam dërguar unë. Infermierët nuk i rrinë korrektë. Doktori nuk më ka lajmëruar ndërkohë.




Ka një thirrje për ministrinë e Shëndetësisë dhe personelin.

"Të shikojnë se çfarë bëhet këtu se kanë filluar prapë Tiret. Nuk japin asnjë lloj informacion."

Për të përhapjen e koronavirusit autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinimin masiv, si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur.

Deri më tani që nga fillimi i fushatës janë vaksinuar 1.318.248 persona.

EMISIONET