“Shtëpia e lirisë” pa Berishën, Logu: KQZ ta refuzojë, Basha nuk ka autorizuar koalicion me LSI-në dhe PDK

6 kandidatët demokratë të komisionit të rithemelimit do të dalin në zgjedhjet e 6 marsit nën siglën e “Shtëpisë së Lirisë”. Pavarësisht kundërshtimit të Bashës, KQZ ka regjistruar koalicionin por duke e përjashtuar Berishën si pjesë të saj, me argumentin se përfaqëson elementë të Partisë Demokratike, e cila është regjistruar e vetme në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Pavarësisht kundërshtisë së Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashkitë me 6 mars. 

Por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndryshuar përbërjen e koalicionit duke larguar nga “Shtëpia e Lirisë” Komisionin e Përkohshme të Rithemelimit të Sali Berishës.

“U vendos që të regjistrojë si subjekt  zgjedhor koalicionin e partive politike Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane. Emri i i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë”. Partia udhëheqëse e koalicionit është Lëvizja Socialiste për Integrim. Kërkesa për të përfshirë në simbole në sigla elementë që lidhen me PD, nuk mund të pranohen.”

Përfaqësuesi ligjor PD më në krye Lulzim Bashën i kërkoi Celibashit që të mos e marrë parasysh kërkesën e LSI-së për t’u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit, pasi sipas tij ka probleme proceduriale dhe në përmbajtje.

“Një sepse i mungon afati, dhe dy sepse ka përfshirë një parti politike që nuk ka as pikën e vullnetit as pikën e dëshirës për të qenë në një koalicion zgjedhor të atillë siç është propozuar ky koalicion.”

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit nuk do të jetë pjesë e koalicionit pasi përmban simbole të PD dhe është një subjekt i paregjistruar në KQZ. Por pavarësisht këtij fakti “Shtëpia e Lirisë” me LSI dhe PDK do të përfaqësohen në zgjedhje nga 6 kandidatët demokratë që dolën në primaret e 31 janarit.

EMISIONET