Shtëpi të reja, por bosh! Vetmi e varfëri në Krane të Finiqit nga ku duan të ikin dhe të moshuarit
Përtej dritave të qyteteve të mëdha ka një tjetër Shqipëri. Fshatrat po braktisen ndërsa ata që kanë mbetur jetojnë në vështirësi. Gazetarja jonë Anxhela Lushkaj ishte në Krane të Finiqit, nga ku edhe të moshuarit e fundit kërkojnë të ikin.
Vetmi e varfëri në Krane të Finiqit nga ku duan të ikin dhe të moshuarit
Përtej dritave të qyteteve të mëdha ka një tjetër Shqipëri.
Fshatrat po braktisen ndërsa ata që kanë mbetur jetojnë në vështirësi.
Gazetarja jonë Anxhela Lushkaj ishte në Krane të Finiqit, nga ku edhe të moshuarit e fundit kërkojnë të ikin.
Në vitet e para të demokracisë investuan dhe ndërtuan shtëpi të reja, të cilat tashmë qëndrojnë kyçura me dry.
Në fshatin Krane të Finiqit të vetmit që takon në rrugica janë të moshuarit.
Më të rinjtë në fshat janë 50-vjeçare dhe ata numërohen me gishtat e dorës.
Bashkë me vetminë në këtë fshat ka pllakosur edhe varfëria.
Të pamundur nga mosha dhe shëndeti, pensionistët luftojnë për mbijetesë duke kursyer edhe ushqimet.
Për të përballuar detyrimet mujore sytë i kanë nga fëmijët në emigrim, por siç thonë jo gjithmonë u dërgojnë para.
Në 15 vitet e fundit përllogaritet se rreth 80 % e banorëve të fshatit Krane janë larguar.
Edhe Të fundit e mbetur aty edhe pse në moshë të thyer dëshirën e kanë për të ikur.


