"Është përfshirë në vetë të parë", Rama falenderon Kim: I ka dhënë cilësi të re marrëdhënieve me SHBA!

Kryeministri, Edi Rama, vlerësoi sot ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke deklaruar se i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Dua ti bëj një falenderim të posaçëm përfaqësues së qeverisë së SHBA në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim që me përkushtimin e  saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona të mbrojtjes, qoftë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona të drejtësisë".

Rama theksoi semisioni tjetër i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të jetë rritja e kapaciteteve njerëzore njerëzore të Forcave të Armatosura, duke i bërë thirrje të rinjve që ta shohin atë si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre.

"Kam besim se do të mund të hedhim hapa të tjrrë kuptimplotë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore të Forcave tona të Armatosura duke  krijuar një hapësirë shumë më tërheqëse edhe për ta materialzuar atë thirrje që bëri ministri i Mbrojtjes për të rinjtë që gjithnjë e më shumë duhet ta shohin adresën e FA si mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre pas shkollimit. Krijimi në Shqipëri i një kapaciteti të ri akademik në funksion të rritjes së kapaciteteve njerëzore të forcave tona të armatosura në partneritet me SHBA është objektivi dhe misioni i përbashkët i Shqipërisë dhe përfaqësisë së SHBA këtu në Shqipëri."

Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim ju referua Shqipërisë si një aleatet e vërtetë dhe e guximshme e Amerikës. Ajo nënvizoi se marrëdhënia mes Shqipëria dhe SHBA duhet të jetë mbi çdo gjë.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.

Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

EMISIONET