“Është një lëvizje tektonike e pandalshme”, Meta nga Durrësi: Skandalet ku është zhytur kjo qeveri do të sjellin fundosjen e saj

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në takim me strukturat e Partisë së Liris në Durrës u shpreh se skandalet ku është zhytur kjo qeveri do të sjellin shumë shpejt fundosjen e saj.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit për përkrahje ai tha se me opozitën e vërtetë Durrësi do të marrë frymë i lehtësuar.

Ilir Meta: Skandalet ku është zhytur kjo qeveri do të sjellin shumë shpejt fundosjen e saj dhe nuk do të arrijë dot të marrë më vete vendin tonë dhe perspektiven e tij. Një qeveri shpresë vrasëse që kërkon të mbijetojë vetëm përmes frikësimit. Frikësimit të qytetarëve, mediave, gazetarëve, të çdo njeriu që thjesht kërkon të jetë i barabartë përpara ligjit me gjithë të tjerët.  Ju falenderoj për përkrahjen në këtë proces transformues që ndodhi më 25 korrik. Jam i bindur se sakrificat tuaja nuk kanë shkuar dëm por janë provë e besimit tuaj tek e ardhmja por dhe te Durrësi dhe për të shpëtuar këtë qytet të mrekullueshëm dhe të ardhmen tonë Europiane.

"Është një katastrofë e vërtetë nuk e meriton Durrësi këtë lënie pas dorë dhe të parët që do të reagojnë më fort të ardhmen jeni ju. Është një lëvizje tektonike e pandalshme dhe triumfi i vlerave më të mira të kombit tonë të qeverisë sonë është i pashmangshëm. Janë të pashpresë ata që mendojnë se mund të ndalin këtë ortek të jashtëzakonshëm se ato kanë vënë në diskutim të ardhmen e vendit tonë dhe për shkak të pengmarrjes ku ndodhen në shërbim të qarqeve që kërkojnë të dominojnë vendin përmes kësaj klike që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe që do ti lërë të gjitha shumë shpejt. Me opozitën e vërtetë Durrësi do të marrë frymë i lehtësuar. Të gjithë bashkë do të realizojmë progresin që meriton Durrësi. Ftesa ime të hapemi sa më shumë ndaj atyre që duan të jenë pjesë e këtij ndryshimi", u shpreh Meta.  

EMISIONET