Shqiptari i dënuar për ab*zim ndaj së bijës, arrestohet në Durrës pas një periudhe të gjatë në arrati

Shqiptari i dënuar për ab*zim ndaj së bijës, arrestohet

Një shtetas shqiptar, i dënuar në Itali për abuzim seksual ndaj vajzës së tij të mitur, është arrestuar në qytetin e Durrësit pas një periudhe të gjatë në arrati.

Ngjarja për të cilën është dënuar ndodhi mes viteve 2005 dhe 2010 në rajonin e Parmës, kur vajza ishte ende nën moshën 10 vjeç.

Gjykata e shkallës së parë në Itali e dënoi të dyshuarin me 5 vjet e 10 muaj burg. Megjithatë, pas dhënies së vendimit në nëntor të vitit 2018, ai u zhduk, duke shmangur vuajtjen e dënimit.

Sipas autoriteteve hetimore, abuzimet ndodhën si gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ashtu edhe gjatë vizitave të familjes në Itali. Në prill të vitit 2021, Gjykata e Apelit e Bolonjës lëshoi një urdhër arresti për ekzekutimin e pjesës së mbetur të dënimit, 4 vjet e 10 muaj.

Pas hetimesh të zgjeruara nga policia e Parmës dhe autoritetet shqiptare, me mbështetjen e Shërbimit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar dhe rrjetit evropian FAST, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij në Durrës.

Aktualisht, autoritetet shqiptare dhe italiane po punojnë për procedurat e ekstradimit që do ta rikthejnë të dënuarin në Itali për të vuajtur dënimin.

EMISIONET