Berisha bashkon forcat për 7 korrikun/ PD në protestë në koalicion me shoqërinë civile dhe partitë opozitare

Sali Berisha e di që në protestën e 7 korrikut do të matet edhe forca e tij politike përballë demokratëve  dhe kundërshtarëve brenda selisë blu. Për këtë arsye gjatë mbledhjes së kryesisë ai tregoi që të pranishëm në këtë tubim PD do të shkojë në një koalicion me shoqërinë civile dhe partitë opozitare.

Sali Berisha: Partia Demokratike shkon drejt kësaj proteste në një koalicion të gjerë me shoqerinë civile, me personalitete aktive në jetën publike dhe me forca politike opozitare të vërteta parlamentare dhe jashtëparlamentare.

Pak ditë para mbajtjes së protestës së 7 korrikut, të parës pas rizgjedhjes në krye të PD, Sali Berisha ka treguar arsyet se pse qytetarët shqiptarë duhet të dalin në shesh për të protestuar kundër qeverisë Rama. Rritja e cmimeve  të produkteve të shportës dhe të hidrokrabureve sipas ish kryeministrit po bëhën me urdhër të bordit për interesa të qeverisë.

Sali Berisha: Është një lak në fytin e shqiptarëve që po shtrëngohet çdo ditë e më shumë nga çmimet stratosferike të bordeve komuniste të qeverisë së Edi Ramës. Janë shndërruar në një mekanizëm gjakpirës që rrisin çmimet jashtë çdo llojë llogjike tregu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime për ora News bëjnë me dije se edhe LSI do t’i bashkohet Sali Berishës në protestën e 7 korrikut kundër qeverisë së Edi Ramës.

EMISIONET