Shqiptarët me sera kanabisi në Itali, 5 në pranga, sekuestrohet rreth 650 kg drogë

Shqiptarët me sera kanabisi në Itali, 5 në pranga, sekuestrohet

Një sasi rekord kanabisi është sekuestruar në Itali e kultivuar nga shqiptarët duke rritur shqetësimin e autoriteteve italiane se mos ky fenomen po bëhet më frutdhënës për trafikantët.

Autoritetet italiane të Gallarate në provincën e Varese në Lombardi, kanë sekuestruar rreth 650 kg marijuanë e kanë vënë nën pranga për kultivim industrial e trafik droge 5 shtetas shqiptarë.

Operacioni është ekzekutuar në komunën Buscate ku janë zbuluar 2 sera që kultivonin bimë kanabis.

Në sera janë gjetur rreth 1176 bimë kanabis të larta 1 metër e gjysëm e një sistem modern ujitje e ndriçimi.

Bimët e sekuestruar kapin peshën e 500-600 kg drogë. Gjithashtu janë gjetur dhe 35 kg gjethe kanabis e tharë e 15 kg të tjera në filiza.

Autoritetet italiane kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas shqiptarë të moshës 20-30 vjeç, tre prej të cilëve emigrantë ilegal në Itali.

Ata ndodhen në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në burgun Busio Arsizio të Milanos.

Ndaj tyre rëndon dhe akuza e armëmbajtjes pa leje pasi në serat me kanabis është sekuestuar dhe një pistoletë e modelit Smith & Wesson.

 "Një sekuestrim rekord e ka komentuar këtë operacion, kreu i skuadrës operative të Policisë së Vareses, Elena Passoni. Është një trafik me shumicë në sasinë e një prodhimi industrial e një tregues se trafikantët kanë më shumë përfitim ta prodhojnë e kultivojnë kanabis në Itali se sa jashtë kufijve tonë", u shpreh ajo.

Shqiptarët me sera kanabisi në Itali, 5 në pranga, sekuestrohet

EMISIONET