Shqiptarë në New York dhe New Jersey i bashkohen thirrjeve, protestë para Konsullatës: Shqipëria nuk është në shitje

Të rinjtë shqiptarë në New York dhe New Jersey kanë bërë publike një komunikatë zyrtare, përmes së cilës njoftojnë organizimin e një proteste paqësore përpara Konsullatës Shqiptare në New York, me mesazhin kryesor: “Shqipëria nuk është në shitje.”

Në deklaratën e tyre, organizatorët theksojnë se, megjithëse jetojnë jashtë vendit, nuk kanë qëndruar indiferentë ndaj sfidave dhe problematikave që, sipas tyre, po prekin Shqipërinë.

Ata shprehen se po ngrihen në mbrojtje të mjedisit dhe pasurive natyrore të vendit, duke përmendur veçanërisht zonat e Zvernecit, Nartës, Rrjollit dhe territore të tjera me rëndësi ekologjike.

“Ngrihemi për t’u bërë krah vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri dhe për t’u thënë se nuk janë vetëm. Ngrihemi gjithashtu për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj çështjeve që prekin mjedisin, trashëgiminë natyrore dhe të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në komunikatë.

Komunikate Zyrtare e te Rinjve Shqiptare ne New York dhe New Jersey;

Komunikata i drejtohet atyre qe jane te interesuar

Mesazhi kryesor i Protestes Paqesore perpara Konsullates Shqiptare ne New York eshte:
“Shqiperia nuk eshte ne shitje.”

Pavaresisht se jemi shqiptare te diaspores, nuk kemi qendruar indiferente ndaj veshtiresive qe kjo qeveri, pas dekadash, i ka shkaktuar vendit tone. Sot ngrihemi per te mbrojtur mjedisin tone, duke perfshire Zvernecin, Narten, Rrjollin dhe cdo cep te trojeve tona.

Ngrihemi per t’u bere krah vellezerve dhe motrave tona ne Shqiperi dhe per t’u thene se nuk jane vetem. Ngrihemi gjithashtu per te terhequr vemendjen nderkombetare ndaj ceshtjeve qe prekin mjedisin, trashegimine natyrore dhe te ardhmen e vendit tone.

Qellimet kryesore te protestes jane:

* Per mbrojtjen e ekosistemit Zvernec–Narte, nje nga zonat natyrore me te rendesishme ne Shqiperi.
* Per mbrojtjen e habitateve te shpendeve, biodiversitetit dhe ekuilibrit natyror te zones.
* Kunder nderhyrjeve qe rrezikojne te demtojne ne menyre te pakthyeshme nje zone te mbrojtur.
* Per me shume transparence mbi projektet qe prekin mjedisin dhe pasurite publike.
* Per informim te plote te qytetareve dhe konsultim real me komunitetin dhe ekspertet.
* Per ruajtjen e trashegimise natyrore qe u perket brezave te sotem dhe te ardhshem.
* Per shqyrtim te kujdesshem te ndryshimeve ligjore te vitit 2024 qe prekin mbrojtjen e zonave te mbrojtura.
* Per zhvillim qe respekton natyren dhe ligjin, jo zhvillim ne kurriz te tyre.
* Per te treguar se qytetaret kane ze kur behet fjale per mbrojtjen e mjedisit.

Kjo proteste eshte nje thirrje qytetare per mbrojtjen e natyres, trashegimise sone kombetare dhe te ardhmes se brezave qe do te vijne.

Shqiptarë në New York dhe New Jersey i bashkohen thirrjeve,

EMISIONET