VIDEO/ Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho, paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të premte.

Verdho rikthehet në SPAK, ku herën e fundit ai u paraqit më 21 maj, teksa deklaroi se ishte thirrur ‘si person në dijeni për një çështje të vjetër’, duke mos dhënë detaje të tjera.

Verdho u emërua në krye të këtij posti në fillim vitit 2024. Më herët ai ka qenë drejtues Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.

EMISIONET