“Shqiptarët nuk po marrin shërbimet”, Hajdari: Korrupsioni dhe kriminaliteti detyrojnë qytetarët të largohen

Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se perceptimi që kanë qytetarët për ekzistencën e korrupsionit në institucionet në vend është i lartë.

Sipas saj korrupsioni dhe kriminaliteti në vend e detyrojnë qytetarin shqiptar të largohet.

Rudina Hajdari: Përceptimi i qytetarëve shqiptar për korrupsionin është i lartë për të gjitha nivelet. Në rastin tonë dhe për shërbime të thjeshta të nivelit të ulët duhet të paguajë ryshfet për të marrë shërbim. Korrupsioni në nivelet e larta shkon 83.7%. qytetarët shqiptar nuk po marrin shërbimet që ju duhen. Lekët po shkojnë te incineratorët, te vendet e tjera. Ka pasiguri të qytetarëve prej kriminalitetit. Korrupsioni dhe kriminaliteti në vend e detyrojnë qytetarin shqiptar të largohet.

EMISIONET