"Shqipëria e para në rekorde "Guiness" për keqqeverisje"/ Gazetari Olli: Situata në vend është 'e frikshme' për...

"Shqipëria e para në rekorde "Guiness" për

Teksa sot zhvillohet protesta kombëtare e PD-së, në një lidhje direkte për OraNews gazetari Leonardo Olli ka dhënë një parantezë të tijën lidhur me situatën aktuale të qeverisjes në Shqipëri. 

Ai ka shprehur zhgënjim kundrejt menaxhimit qeveritar duke përmendur se qeverisja e PS nga viti 2017 deri  më sot ka përfunduar në parametra "të frikshme", duke theksuar se kemi një keq menaxhim të të ardhurave në vend dhe prezencë të lartë të skandaleve.

E rëndësishme është të theksojmë faktin që të paktën duke filluar që nga viti 2017 kur PS, qeverisi e vetme vendin dhe deri më sot, situata gjithmonë sa i takon qeverisjes së mirë të drejtë, të barabartë ka degraduar në parametra të frikshëm.

Sikundër dhe ju e keni ndjekur, me dhjetëra kanë qenë edhe dokumentimet të fakteve që ju vetë keni bërë edhe si televizion.

Por edhe homolog të tjerë të mediave televizive ose të shkruara, ka një situatë skandaloze, sa i takon qeverisjes së vendit, mirë menaxhimit të të ardhurave të vendit apo dhe të pjesës së të drejtave të qeverisjes së drejtë dhe të barabartë."- tha gazetari. 

"Pjesës së tenderave, menaxhimit të fondeve publike etj.

Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria mban rekord në vend të parë për skandalje në qeverisje.

Dikur kam thënë që, është kaq e frikshme situata, kaq të frikshme që pasojnë njëra tjetrën saqë nëse do të kishte rekorde “Guiness” për keqqeverisje apo për skandale në qeverisje, pa diskutim që Shqipëria do të ishte në vend të parë.”- u shpreh Leonardo Olli.

 

EMISIONET