"Shqipëri ka 2 zgjidhje, protesto ose ngordh", Goci: Ftesa e Ramës ishte ngordhni se unë kam shpallur luftë!
Sot është dita e pestë e protestës së qytetarëve të cilët edhe sot ngrenë zërin për shtrenjtimin e një sërë produktesh sidomos javët e fundit. Protestuesit shprehen se në këtë gjendje Shqipëria ka hyrë në një protestë disa mujore.
Pedagogu Ervin Goci në mbështetje të protestuesve u shpreh se sot në Shqipëri ke dy zgjidhje: "Ose do protestosh, ose do ngordhësh."
Goci: Ftesa e kryeministrit ishte ngordhni. Pse duhet të ngordhini? Se unë kam shpallur luftë. Lufta bëhet në Ukrainë dhe unë kam shpallur luftë këtu. Pse? Sepse unë dua. Ka një javë që hedh foto nga Ukraina për të justifikuar çdo vendimmarrje të qelbur që merr. Një tallje kolosale me interesin dhe vullnetin e njerëzve. Kjo është totalisht e pafalshme sepse emergjenca jonë është të zgjidhet çështja e çmimeve.
Një nga kërkesat kryesore e protestuesve është lirimi i qytetarëve të cilët janë shoqëruar gjatë ditëve të protestave.

