Shpronësohen pronarët që preken nga sistemi i rrugës “Andrea Stathi” në Korçë
Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Sistemim i rrugës “Andrea Stathi”, Bashkia Korçë”.
Sipas vendimit të qeverisë, pronarët që shpronësohen, kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 1 545 197 (një milion e pesëqind e dyzet e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekësh.
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime në vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 kv Burrel-Bulqizë””.
Kështu, në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 KV Burrel-Bulqizë”, vlera “… 218 208 (dyqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetë) lekë zëvendësohet me “… 228 627.6 (dyqind e njëzet e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë pikë gjashtë) lekë.