Shpërthimi në Sarandë/ Dyshohet për atentat me eksploziv, polumbarët gjejnë copa metalike në det

Shpërthimi në Sarandë/ Dyshohet për atentat me eksploziv,

Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme 100 metra larg Portit Detar, dyshohet të jetë shkaktuar nga eksploziv.

Polumbarët kanë gjetur sot në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Dyshimet lidhur me faktin që viktima ndodhej në një mjet tepër të vogël e ndoshta artizanal lundrues pranë Portit Detar dhe se shpërthimi ka ndodhur mbi sipërfaqjen e ujit, por edhe forca e saj, i kanë bërë ekspertët të dyshojnë se realisht ka pasur një shpërthim eksplozivi.

Nuk dihet cili ka qenë objektivi, por ngjarja ka ndodhur pikërisht në orën 22.00 kur gjithë vëmendja ka qenë në ndeshjen Shqipëri – Spanjë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se viktima është parë nga dy të huaj të cilët po lundronin me një gomone të vogël drejt jahtit të tyre të ankoruar në radë.

Ata e kanë pyetur nëse kishte problem me dicka por ai i është përgjigjur “Jo”.

Vetëm pak sekonda më pas është dëgjuar shpërthimi i cili është shoqëruar me zjarr dhe tym por dhe me zhurrmë, që ka tronditur gjithë qytetin.

Edhe pse viktima ende nuk është identifikuar, burime të besueshme bëjnë me dije se ai është shtetas shqiptar dhe jo i huaj, siç u dyshua në fillim./BW

Shpërthimi në Sarandë/ Dyshohet për atentat me eksploziv,
Viktima biznesmeni Armandi Nelaj

EMISIONET