Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Kamerat filmuan autorin, zbardhet dëshmia e pronarit

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Kamerat filmuan autorin, zbardhet

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku “shënjestër” ishte një servis motorash në pronësi të Vasillaq Bezhanit.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është e mbuluar me kamera sigurie dhe Policia i ka marrë pamjet filmike, të cilat mund ta ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se ato kanë filmuar një person të maskuar, i cili vendos lëndën plasëse në dritaren e objektit të biznesit të Vasillaq Bezhanit dhe më pas largohet.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Vasillaq Bezhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, duke mos qenë ndihmues për Policinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”.  Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur. Ende nuk dihet se cilat mund të kenë qenë motive e kësaj ngjarje.

EMISIONET