Shpërthim me tritol në një biznes mobilerie në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 09:30
Një shpërthim ka ndodhur në një biznes në Durrës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të Durrësit në një mobileri, ndërkohë që mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në ambientet e biznesit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.