Video/ Shpërthen bombula e gazit në Pogradec, shpëtojnë dy të moshuarit

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 5 në qytetin e Pogradecit, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur. Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët sipas tyre kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombla ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërrthyer.

Për pasojë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish. Kjo rrugë është një nga rrugët më të populluara dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje për hetimet përkatëse.

EMISIONET