VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në një piceri te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, dy të plagosur, copa xhami kudo

Shpërthen bombola e gazit në një piceri te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar dy persona, pronari dhe një nga punëtorët.

Mësohet se piceria ishte në proces hapjeje.

Paraprakisht bëhet me dije se pronari, duke instaluar bombolën e gazit në ambiente të brendshme, ka pas rrjedhje dhe ka shpërthyer në flakë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

EMISIONET