Shpërthen bombola e gazit në një banesë pranë tregut çam në Tiranë, policia në vendngjarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 20:02

Pasditen e sotme, një shpërthim tronditi një banesë pranë tregut Çam në Tiranë.
Dyshohet se shkak i incidentit mund të ketë qenë një bombol gazi.
Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të siguruar zonën dhe për të nisur hetimet, ndërsa zjarrfikësja mbërriti me vonesë për të vënë nën kontroll flakët.

