Kokainë me uniformë policie, 5.4 vjet burg për ish-efektivin e forcave "Shqiponja" Lavdosh Metaj

Gjykata e Sarandës dënoi me 5.4 vite burg ish efektivin e Policisë së Shtetit Lavdosh Metaj, i cili shpërndante kokainë në qytetin turistik gjatë kohës që ishte në shërbim

Mbante veshur Uniformën e Policisë së Shtetit, por kryente veprimtari kriminale.

Ish polici Lavdosh Metaj do të vuajë 5 vite e 4 muaj burg për shpërndarje të drogës edhe gjatë kohës kur ishte në detyrë.

Gjyqtarja Suela Xhani e Gjykatës së Sarandës e gjeti fajtor ish agjentin e forcës “Shqiponja” këtë veprimtari kriminale dhe e dënoi me 8 vite heqje lirie.

Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, 39 vjecari përfitoi ulje 1/3 e dënimit, dhe përfundimisht do të vuajë 5 vite e katër muaj burg.

Ish polici Lavdosh Metaj, u arrestua qershorin e vitit 2021 pas një hetimi disa mujor nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pas të dhënave se ai shpërndante lëndë narkotike në ambjente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë.

Kur u vu në pranga në kushtet e flagrancës, 39 vjeçarit ju kapën 11 doza lëndë narkotike kokainë.

39-vjeçari u arrestua më 13 qershor 2022, pas një hetimi disa mujor, pasi ai merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në ambjente argëtimi me muzikë në Sarandë.

Gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza.

Vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet e provuara kur efektivë të Policisë kanë qenë të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale, të cilat i kanë zhvilluar ose mbështetur nën uniformën që përfaqëson shtetin.

Kokainë me uniformë policie, 5.4 vjet burg për ish-efektivin e
Lavdosh Metaj

EMISIONET