Shpërndante doza kanabisi në lokale nate, në pranga 50-vjeçari në Vlorë

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi shpërndante
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Fokus 2”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.
"Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
