Shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan/ Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2025, 18:08

Një 56-vjeçar nga fshati Pashtresh i Elbasanit rezulton i zhdukur prej mëngjesit të sotëm.
Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë i cili kishte humbur në mal.
Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Top Channel/

