Shorja: Momenti më i vështirë në lajme kur mora vesh që babai im ishte sëmurë rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2023, 21:16
Gazetarja dhe Spikerja e Ora News, Siklajda Shorja ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ku foli për eksperiencën e saj në media.
Teksa tregonte vështirësitë me të cila është ndeshur gjatë punës së saj Shorja thotë se është një njeri hermetik dhe nuk dëshiron që emocionet ta dominojnë.
Shorja: Përpiqem të jem e fortë kur transmetoj lajme. Por një momentet e vështira ka qenë para edicionit kur babai im u sëmurë dhe nuk arrita ta menaxhojë veten dhe nuk ishte e gatshme të nisja transmetimin u shpreh ajo.


