“Shoqëria më e përgjegjshme me taksat”/ Binaj: Nga 2024 deri në 2026, buxheti është rritur me 1.5 miliardë euro
Në studion e OraNews në emisionin “Drejt” ka qenë i ftuar eksperti i çështjeve kontabël, Agim Binaj i cili ka analizuar buxhetin e shtetit për vitin 2026.
Binaj është shprehur se buxheti i shtetit ka pasur rritje duke vërrejtur raportet buxhetore nga viti 2024 deri në atë 2026. Teksa nuk ka lënë pa theksuar se shoqëria shqiptare është ushqyer me një ndjenjë përgjegjshmërie ndaj taksave.
“Qeveria për 2026 do punoj më mirë apo do punoj më keq? Unë shoh nga viti 2024, deri
6.7 miliardë euro në 2024, ndërsa në 2026 janë 8.2 miliardë euro. Më duket se vetë shoqëria po bëhet e përgjegjshme që duhet t’i japi atë që i takon edhe shtetit, sepse ka një parim të madh të taksat.
Shoqëria ose shteti nuk jeton dot pa taksa, sepse ka gjithë këto hallka që duhet t’i vë në lëvizje që të funksionojë.”-tha ai.

