VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Fier, shpëtojnë mrekullisht çifti i të moshuarve

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “ 15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4-katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qënë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga fqinjët.

EMISIONET