Atentat në Shkodër, plagoset më armë zjarri i afërmi i Bardhok Pllanajt që u vra 1 vit më parë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkodër - Han i Hotit, në zonën e Dobracit.

Mësohet se i plagosuri ka mbetur Dedë Pllanaj, një person i afërm i Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshe si Kumbari i Shkodër i cili u vra një vit më parë.

Atentat në Shkodër, plagoset më armë zjarri i afërmi i

Ora News mëson se i plagosur është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Atentati ka ndodhur pak metra ku një vit më parë u ekzekutua kushëriri i tij.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në këtë zonë dhe në ndihmë pritet t'i vijnë pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë zonë si dhe po merren në pyetje dëshmitarët.

Atentat në Shkodër, plagoset më armë zjarri i afërmi i

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të paditur duke qenë se në zonë ka disa rrugëdalje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe përfaqësues të Prokurorisë së Shkodrës.

“Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç" Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve." - njofton policia. 

Vrasja e Bardhok Pllanajt

"Kumbari" i Shkodrës Bardhok Pllanaj, u vra mbrëmjen e të dielës, 3 prill 2021 vetëm pak çaste pasi kishte vizituar nënën e sëmurë në spital dhe kishte dërguar bashkëshorten në shtëpi.

Vrasja ndodhi vetëm pak metra pasi viktima kishte dalë nga oborri i pallatit ku banonte.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjithsej 79 gëzhoja arme kallashnikov, nga të vilat 77 në rrugën ku është qëlluar makina e 46-vjeçarit në një distancë rreth 100 metra.

Ndërsa dy gëzhoja të tjera janë gjetur në automjetin tip Volksvagen të përdorur nga autorët të cilët i vunë edhe flakën pas ngjarjes rreth 250 metër larg vendit të atentatit.

EMISIONET